AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Nuk jam thirrur në prokurori pas protestës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar të jetë thirrur nga prokuroria pas protestës që degradoi në dhunë në selinë e PD.

I pyetur në emisionin “Pikat mbi i” në News24 nga gazetarja Ola Bruko nëse ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë thërritur në prokurori për protestën, Basha tha se nuk ka asnjë njoftim të tillë.

Ai akuzoi prokurorinë dhe policinë se janë nën urdhrat e Edi Ramës.

“Deri në këto momente që flasim nuk kam asnjë njoftim të tillë. Prokuroria dhe policia janë nën urdhrat e Edi Ramës”, tha Basha.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës deklaroi se do të kryejë të gjithë veprimet e nevojshme hetimore për protestën e 8 janarit, ndërsa do pritet të thërrasë në pyetje personat e përfshirë në ngjarjes, mes tyre dhe Sali berishan e Lulzim Bashën. Për këto të fundit nuk ka ende një fletëthirrje.

 

Fraksion.com