“Vrasës në seli”; Berisha: Njëri prej tyre e ka mbiemrin Shata, i kemi me foto. Do të ngremë padi për të gjithë
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një prononcimi për mediat ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se në selinë blu ka vrasës e njerëz në kërkim. Berisha u shpreh se njëri prej tyre e ka mbiemrin Shata dhe se për të gjithë do të ngrihet padi.
“As blindet as dhe vrima e miut nuk e shpëton nga populli opozitar Bashën. Sot u arrit që çdo shqiptar të kuptojë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha para tyre. Shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe kjo ditë do të mbetet në memorien e shqiptarëve si një nga ditët më të rëndësishme. Që në seli ka vrasës është evidente. Njëri prej tyre është me mbiemrin Shata.
Por ka edhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është evidente, janë pamje në foto. Grupi i Rithemelimit do t’i analizojë të gjitha procedurat ligjore. Nuk kemi besim tek drejtësia, por do të mbeten dhe drejtësia vonon dhe nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do të ngrihen padi. Policia ndërhyri shtazërisht kundër protestuesve”- u shpreh ai.
Fraksion.com