AktualitetPolitikëTë fundit

Turma i drejtohet Kryeministrisë, Berisha: Narkoqeveria e narkoopozita janë e njëjta gjë, jemi të pamposhtur!

Pas shpërndarjes nga RENEA e FNSH, turma e protestuesve është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ju drejtuar Kryeministrisë.

Turma udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vijon të mbajë në hundë maskën kundër gaz.

“Për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com