AktualitetPolitikëTë fundit

Roland Bejko provokoi dhunë; Protestuesit reagojnë “flakë për flakë”

Roland Bejko ka shkuar në selinë e PD aty ku ishin grumbulluar dhjetra protestues, duke provokuar dhunë. Qëllimisht ai duket se ka shkuar vonë për të parë reagimin e protestuesve, të cilët e përzunë për leckash.

Pas këtij veprimi, demokratët kanë reaguar flakë për flakë duke e nxjerrë nga selia.

Kur u largua, Bejko për media tha se nuk e dinte që kishte kaq shumë njerëz, ndërsa nisi edhe të fyente demokratët, duke u thënë se ata që janë mbledhur për protesta janë të varfër dhe për këtë ai e dallonte në fytyrat e tyre.

“Atë e kam mbajtur me bukë kam qenë kryetar i PD Gjirokastër. Si mundet të marrë votat e shqiptarëve. Unë kam qenë në krah të Berishës në 97 dhe para se të futesha në seli nuk e dija që kishte kaq shumë njerëz. Unë do i drejtohem Sali Berishës që kjo që ka ndodhur sot ka ndodhur vetëm nga ata të Enverit. Këta janë njerëz të varfër, i pash nga fytyra. Të vritet demokrati me demokratin është e turpshme. Kur pash që mu kthye njeriu që kam mbajtur me bukë është absurditeti”, tha Bejko.

 

Fraksion.com