AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e dhunshme te PD, deri tani 12 të shoqëruar

12 persona janë shoqëruar në polici.

Mësohet se këta persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në kryeqytet, pasi u përfshinë në një protestë të dhunshme në selinë e PD-së.

Mbështetës të Berishës tentuan që të hynin në ambientet e selisë blu, duke iu përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit që Basha të linte zyrën e tij, me pretendimin se ishte shkarkuar në një referendum të 18 dhjetorit.

 

Fraksion.com