“Nuk e dija se kishte kaq shumë”; Roland Bejko: U pështyva, u shava me libër shpie
Sekretari i PD-së, Ronald Bejko ka folur për incidentin që ndodhi sot mes përkrahësve të Berishës
Ai gjeti mbyllur derën e selisë së PD-së dhe ndërkohë Roland Bejko, nuk është lejuar të futet në seli nga mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
“Nuk e dija se kishte kaq shumë. Se kanë fajin ata, Ata janë mbarsur nga ky ligjërim. Kur pashë se pas meje me qëlloi me shkelm një person që në 97, dhe më vonë ky qenë mik i imi dhe më ka ardhur në shtëpi, ka qenë mik i gjirokastriteve. Se dija që ishin ata. Na njoftuan në mbledhje dhe shkova. Se dija që ishin ata. Sapo u futa në oborr nisën sharjet. Ne jemi të gjithë demokratë. Se kuptoja s’e ku mbaronte njëri dhe ku fillonte tjetri. U qëllova me fyerje dhe fjalë. Të jesh 30 vite në PD dhe të japësh kontribut të jashtëzakonshëm. Jam themelues i PD që në 90. E kam mbështetur Berishën që në fillim. të vish dhe të përballesh me ata. Ky është faji i Berishës. Ai duhet të ishte tërhequr, të shkonte në shtëpi. U shtyva, u përplasa nga dhjetëra persona. U shava me rob shpie, me libër shpi.”, tha ai.
Fraksion.com