“Kush i hodhi karriget në oborrin e PD-së?”; Basha bën lëvizjen e rradhës
Se kush ‘fitoi’ apo se ‘kush humbi’ sot, kjo do të komentohet gjatë. Por pas mbylljes së protestës nga Berisha, ka reaguar kryetari aktual i demokratëve, Lulzim Basha.
Basha ka ftuar të gjithë gazetarët brenda në selinë e Partisë Demokratike, ku do të reagojë për atë ç’ka ndodhi ditën e sotme.
Pas dy orësh proteste të dhunshme, ekspertët dhe policia u futën brenda selisë së Partisë Demokratike dhe mblodhën prova.
Drejtësia do të vërtetojë se ëfarë ndodhi dhe se kush do mbajë përgjegjësi.
Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.
Sipas informacioneve të deritanishme, njoftohet për 10 të plagosur nga tubimi i dhunshëm.
Fraksion.com