AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 1801 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 viktima

Katër pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 3.237. Viktimat janë një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.

Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektimeve, me 914 raste të reja, 95 raste kanë rezultuar në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnjë, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 12.283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Janar 2022)

Raste të reja ditore   1,801
Të shëruar në 24 orë  303
Të shtruar në spitale  114
Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore    8,327

Testime totale    1,524,940
Raste pozitive     218,487
Raste të shëruara   202,967
Raste Aktive   12,283
Humbje jete     3,237

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    5,962
Fier    1,111
Durrës  995
Elbasan  856
Shkodër   762
Vlorë   765
Berat    425
Gjirokastër   460
Lezhë  365
Korçë  310
Dibër  172
Kukës  100

 

Fraksion.com