“Në listën e delegatëve të Bashës, njerëz të vdekur dhe emra të shpikur”
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels Muçollari, nga selia e PD, ka denoncuar se në listën e delegatëve të Lulzim Bashës, që janë përdorur ka njerëz te vdekur dhe emra të shpikur.
“Këta janë një grup njerëzish që e kanë uzurpuar këtë parti.
Gazmend Bardhi mashtron opinionin publik dhe ata pak demokratë që e mbështesin atë. Delegatë të Kuvendit të Bashës janë pak më shumë se 1 mijë prej tyre, dhe ai pastaj ka lexuar nga dy herë dhe tre herë emrat.
831 emra i ka sajuar emrat në mënyrë të qëllimshme, këta emra nuk janë njerëz real, janë shtuar në mënyrë artificiale, 66 janë emra të shpikur nuk ekzistojnë ose janë një pjesë e emrave që kanë vdekur.
Bardhi mashtron opinionit publik’, ka thwnw Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të PD-së, Grigels Muçollari.
Fraksion.com