Momentet e tmerrit: Kamioni qëndron i varur në shkëmbin 330 metra të larta, shpëtojnë mrekullisht shoferi e pasagjeri
Momente paniku janë regjistruar në Kinë.
Në pamjet e publikuara, shihet se si një kamion, ishte afër rënies nga një shkëmb 330 metra të lartë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Changzhi.
Zyrtarët thanë se shoferi përfundoi në rrugën e ngushtë malore teksa po ndiqte navigimin në telefonin e tij.
Kur rruga bëhej më e ngushtë, shoferi vendosi që të kthehej, por e kishte të pamundur që ta kthente kamionin në atë rrugë.
Ai filloi të ecte mbrapsht duke u përplasur disa herë me shkëmbinjtë. Një nga rrotat e kamionit rrëshqiti nga rruga duke e lënë automjetin të varur në mënyrë të rrezikshme mbi shkëmb. Për fat të mirë shoferi dhe pasagjeri arritën të dilnin nga kamioni.
Fraksion.com