“Blindon selinë e PD dhe merr grupe mercenare brenda”; PPE- Bashës: Respekto vullnetin e anëtarëve të partisë
EDS, European Democrat Students, Organizata Studentore e EPP ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën në Partinë Demokratike.
Në një reagim në faqen zyrtare, EDS e cilëson të rrezikshme situatën në PD, ndërsa i bën thirrje Bashës të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij dhe të sigurojë një proces demokratik normal.
“Po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Vendimi i Lulzim Bashës për të blinduar selinë e partisë dhe marrja e grupeve mercenare brenda saj për të ndaluar vullnetin e 44,000 demokratëve krijon një situate të rrezikshme brenda PD.
I bëjmë thirrje zotit Basha të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij dhe të sigurojë një proces demokratik normal.”-thuhet në reagim.
Kujtojmë këtu se ky paraditen e sotme ka pasur një tjetër reagim nga PPE, në lidhje me situatën në PD.
Fraksion.com