AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai o është i çmendur ose po luan për të huajt”; Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja

Avokati Spartak Ngjela, ndërsa ka komentuar situatën në PD me blindimin e dyerve nga Lulzim Basha, ka thënë se kryeministri Edi Rama politikisht është me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Ngjelës,i ftuar në “Breaking”, Basha, ka mbështetjen e  amerikanëve.

“Gjykatat janë të Saliut vetëm SPAK-u jo. Ai o është i çmendur ose po luan për të huajt dhe kush e duan destabilizimin e vendit Moska dhe Beogradi.

Berisha do të shpëtojë paratë, non-grata nuk shpallen kot ata. Dështim për marrjen e partisë, shteti rrezikohet nëse do kenë lëvizje të dhunshme. Rama politikisht është me Saliun, pasi Basha del më i fortë nga përkrahja e amerikanëve.

Unë mendoj nëse Basha merr forcë të madhe brenda pak kohësh do ketë zgjedhje të reja. Non-Grata dobëson Saliun, arrestimi i ministrit dobëson Ramën,  Basha forcohet dhe kështu zgjidhet ekuacioni“, tha Ngjela në studio.

 

Fraksion.com