Zhduken dy vajza në Tiranë, njëra prej tyre në fshatin ‘SOS’; Kujdestarja dhe familja denoncojnë rastet
Një 17-vjeçare e strehuar në fshatin SOS raportohet të ketë humbur. Ka qenë një punonjëse e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e të resë.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, një tjetër vajzë e moshës 18-vjeçare ka braktisur shtëpinë e saj. Ka qenë e ëma e të resë e cila ka bërë kallëzim në polici, pasi vajza e saj, shtetasja E.B., është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe po punohet për gjetjen e dy vajzave të reja.
Fraksion.com