AktualitetPolitikëTë fundit

“Projekti për të zhdukur opozitën”; Buçmi ironizon për lejën: Ku ta marr te e-albania?

Ish deputeti Aldo Bumçi dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të ngritur nga Kuvendi i mbajtur nga Sali Berisha tha se mbështetësit e Bashës nuk duhet të sillen si neutral në këtë çështje por të përkrahin shumicën e demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës. Ai pati edhe një ironi lidhur me deklaratën  e djeshme të Gazment Bardhit që për të hyrë në PD duhet leje duke thënë “Ku ta marr lejen te e-albania për të hyrë në PD?

“ E kuptoj interesin për çështje teknike si hapen bravat por thelbi është thellësisht politik. Jemi treguar të qytetërua nuk i kemi bllokuar hyrjen Luzlim Basha, nuk ishte e pamundur por ne nuk e zgjodhëm këtë gjë, por zgjodhën rrugën institucionale. Nuk e zgjidhëm konfliktin në rrugë. Ditën e shtunë kjo godinë do u kthehet demokratëve. Mbështetësit e Bashës nuk mund të sillen se kjo është përplasje mes Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të rrinë neutral, jo janë 44 mijë demokratë që nuk e duan. 10 % e popullsisë nuk mund të dhunojnë 90 %. Nuk mund të jetë kjo seli shtëpi e një personi dhe një pakice, por është shtëpia e lirisë”, tha Bumçi.

Bumçi në një prononcim për mediat, tha se Basha ka kthyer PD-në në bunker. Kjo sipas tij i shërben vetëm Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Për më tepër Bumçi e ka cilësuar si kriminale veprimin e Bashës. Ky sipas tij është projekti për të zhdukur opozitën.

“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha Bumçi.

 

Fraksion.com