AktualitetPolitikëTë fundit

Hapet dera e PD-së: Zëvendës ambasadori amerikan në selinë blu

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith pritet të mbërrijë në selinë e PD, e cila ka pasur zhvillime intensive orët e fundit.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Fraksion.com