AktualitetPolitikëTë fundit

Grantet e Bashkë-Sponsorizimit të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s

Godinat e konviktit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë janë rindërtuar me kushte më të mira për studentët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në çfarë gjendje ishin këto godina dhe si janë transformuar pas rikonstruksionit.
“Mirëmëngjes  dhe me këto pamje që tregojnë se çfarë ishte dhe si është sot konvikti i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.
Godinat studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, falë investimit të qeverisë janë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.
Konviktet janë ndërtuar në një sipërfaqe totale prej 3452 metra katrorë. Godina ka 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat ka ambiente gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu është parashikuar lavanteria, dhomat e studimit dhe depot.
Fraksion.com