Gjyqtarja në Argjentinë kapet duke u puthur me të burgosurin, tentoi që ta shpëtonte nga burgimi i përjetshëm
Një gjyqtare argjentinase është kapur në kamerat e burgut duke u puthur me një të dënuar me burgim të përjetshëm.
Mariel Suarez, një gjykatëse në provincën jugore Chubut në Argjentinë, u filmua duke u puthur Cristian ‘Mai’ Bustos, i dënuar për vrasjen e një oficeri policie.
Një javë më parë, Suarez, ka tentuar ta “shpëtojë” atë nga burgimi i përjetshëm.
Ajo ishte e vetmja gjyqtare në panel që votoi kundër dënimit të përjetshëm, pavarësisht se i thanë se Bustos ishte një ‘i burgosur shumë i rrezikshëm’.
Suarez tashmë është nën hetim nga Gjykata e Lartë për ‘sjellje joadekuate’ dhe nuk përjashtohet mundësia e marrjes së masave ndaj saj.
Sipas mediave të huaja Bustos kishte vrarë në vitin 2009 një oficer policie, i cili tentoi ta arrestonte në një përleshje të përgjakshme ku vdiq një nga vëllezërit e tij dhe u plagos një polic tjetër.
Fraksion.com