AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha tregon kush urdhëroi përzënien e RD, nga selia e demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e një dite më parë, ku Lulzim Basha përzuri nga selia e PD, kryeredaktorin dhe gazetarët e Rilindjes Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë akt të Bashës, si urrejtje ndaj fjalës së lirë.

Sipas Berishës, Basha bëri këtë akt me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e quan “pengmarrësin” e kryetarit të shkarkuar të PD.

“Përzënia e Rilindjes Demokratike nga zyrat akt urrejtje i Lul Bravës ndaj fjales së lirë!

Të dashur miq, dje në 30 vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng Basha me urdher të pengmarrësit të tij Edvin Rama, në një akt intolerance dhe urrejtje për fjalën e lirë përzuri me dhunë nga zyrat e veta ne Selinë e Partisë Demokratike gazeten Rilindja Demokratike, gazetarët e saj’

Ky akt i shëmtuar antidemokratik erdhi si rezultat i qendrimve dinjitoze dhe ne mbrojtje te lirise se shprehjes te Rilindjes Demokratike. Gazetarët dhe kryeredakrori i saj Bledi Kasmi ne kulmin e krizes qe kaloi Partia Demokratike deshmuan para demokrateve dhe mbare shqiptareve se Rilindja Demokratike nuk ishte gazete e Sali Berishes as dhe e Lulzim Braves por kishte mbetur besnike e misionit të saj të madh për të cilin lindi: zedhenese e fjales se lire, e te vertetes, anticensures, mendimit te pavarur intelektual, transparences te guximshme te krimeve te narkoshtetit interesit kombetar.

Deputeti Lulzim Basha me debimin e gazetareve te gazetes Rilindja Demokratike kreu ndaj kesaj gazete nje akt te pashembullt te cilin nuk e ndermoren ne lindjen e saj diktatori Ramiz Alia as dhe rrebelet komunist qe erdhen ne pushtet me flake dhe tym ne vitin 1997.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete dhunim te pashembullt te fjales se lire, gazetareve dhe gazetes Gazetes Rilindja Demokratike ne 31 vjetorin e tyre, ju bej thirrje shoqatave te gazetareve te vendit dhe te huaja si dhe institucioneve nderkombetare, zyrave te OKB, OSBE, KE, PE, qe merren me lirine e mediave te denojne kete akt te pashembult banditesk ndaj mediave te deputetit peng te qeverise Lulzim Brava.”-shkruan Berisha.

 

Fraksion.com