AktualitetTë fundit

Bashkia e Tiranës rikthen kufizimet, mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen nga ora 07:00-20:00

Bashkia e Tiranës rikthen masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet.

Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos ne oret e para të mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë, Bashkia e Tiranes bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Gjithashtu, sipas urdhërit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton nga ora 09:00 deri në orën 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frasheri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.

Subjektet tregtare do të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa mjetet deri 3.5 ton nga 09:00 deri 20:00, sipas sinjalistikës së vendosur.

Sipas këtij udhëzimi, ndalohet edhe qarkullimi i mjeteve me ngarkese të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.

Masat merren për efekt rregullimin e qarkullimit te mjeteve dhe lehtësimin e lëvizjes për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë në mëngjes.

 

Fraksion.com