AktualitetPolitikëTë fundit

Basha në kafene, ndërsa një grup deputetësh të Komisionit të Rithemelimit nisen drejt PD-së

Lulzim Basha të enjten në mëngjes ka mbërritur në seli.

Mirëpo sapo është njoftuar se Komisioni i Rithemilimit të PD-së do të zhvillonte disa takime tek godina e Partisë Demokratike kreu i demokratëve ka preferuar të ndalet në një nga bar- kafet pranë selisë së PD-së. Basha u ul në kafenenë e mëngjesit me disa gazetarë që mbulojnë aktivitetet e PD-së.

Kurse nga ana tjetër një grup deputetësh mbështetës të ish kryeministrit Berisha kanë mbërritur edhe sot në selinë e PD-së.

Një prej tyre, ish-deputet i PD-së dhe anëtar i Komisionit, Aldo Bumçi tha se mbyllja e dyerve të godinës i shërben vetëm Edi Ramës.

Më gjeni një të mirë që godina të kthehet në bunker. Kjo seli është kthyer në bunker, e cila nuk ishte shndërruar si e tillë as në 1997. 10% e partisë nuk mund të dhunojë 90% të saj“, tha Bumçi.

Të mërkurën po një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit të PD-së tentuan të futen në mjediset e brendshme të selisë blu, por u përballen me dyert e mbyllura dhe të fortifikuara të ndërtesës, duke mbetur jashtë tyre.

Komisioni u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen në protestën paqësore të datës 8 Janar, para Selisë së Partisë Demokratike, me moton “Jo bunker i Pengut po Shtëpi e Demokratëve”.

Dje ishte dita e fundit e afatit të vendosur nga Berisha që kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha të largohet nga posti, pasi sipas tij u shkarkua me votën e lirë nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 Dhjetor 2021 dhe nga 44 mijë anëtarë të PD-së, që morën pjesë në Referendumin e Partisë Demokratike të datës 18 Dhjetor 2021.

 

Fraksion.com