Banorja në Big Brother është ish e dashura e Romeos?
Në fillim të vitit të kaluar, pak javë pas ndarjes së Jonida Maliqit nga aktori, Romeo Veshaj, u përfol se ishte krijuar një trekëndësh. Pjesë e këtij trekëndëshi duket se ishte edhe këngëtarja, Xheisara Frisku, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP” para dy ditësh.
Xheisara kishte pasur një përplasje me Jonidën, teksa në media u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida.
Ndërkohë që Romeo asokohe kishte deklaruar se nuk e njihte personalisht atë.
Por, pak ditë më vonë këngëtarja e kishte ftuar publikisht Romeon që të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin dhe pati zëra se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.
Se si do të jetë raporti tashmë i Xheisarës me binjakun e Romeos, Donaldin, brenda shtëpisë mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Fraksion.com