AktualitetTë fundit

“U plagos nga i dashuri në hotel”; Vajza tha se e ai qëlloi padashje: Po festonim vitin e ri!

Një 32 vjeçar, i identifikuar si Fatbardh Dervishi, ose siç njihej ndryshe me pseudonimin Doda, ka plagosur me armë zjarri pistoletë të dashurën e tij Edis Koroveshi, 23 vjeçe.

Dy të rinjtë kanë një lidhje intime me njëri tjetrin dhe ishin paraqitur mëngjesin e sotëm në një hotel në afërsi të Durrësit. Prej disa ditësh, autori ishte kthyer nga Spanja.

Nga verifikimet e para që kanë kryer agjentët në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e marra, mësohet se në dhomë, arma që mbante i riu është shkrepur aksidentalisht.

Ndërkohë 23-vjeçarja ka shfajësuar autorin e plagosjes nga Sukthi, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.

Vajza, e cila u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka deklaruar se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel.

Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje.

Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje, ndërsa për policinë rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

Postblloqe janë ngritur për kapjen e 32-vjeçarit në bashkëpunim me policitë e zonave fqinje me Durrësin.

Çifti ka qenë për të festuar nisjen e vitit të ri 2022, por është përfshirë në një ngjarje kriminale që pret të zbardhet më tej nga grupi hetimor.

 

Fraksion.com