Plagoset në hotel 23-vjeçaja, në autostradën Tiranë-Durrës: Qëllohet me pistoletë
Një 23-vjeçare e identifikuar me inicialet E.K., banuese në Durrës është plagosur në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. Forcat blu bëjnë me dije se në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë të renë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Para disa javësh, një ngjarje e ngjashme ndodhi në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë është arrestuar një 32-vjeçar pasi ishte në kërkim për një plagosjen e ndodhur në datën 9 Dhjetor.
32-vjeçari me iniciale T.SH., akuzohet se nuk ka kallëzuar plagosjen e 20-vjeçarit në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.
Fraksion.com