Horoskopi juaj për vitin 2022
Ky është horoskopi vjetor nga 1 janar deri në 31 dhjetor 2022. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Viti 2022 për të lindurit e shenjës së Dashit do të ndahet në dy pjesë: e para deri në maj, e cila do të jetë një periudhë reflektimi dhe gjatë së cilës do t’ju mungojë dëshira për të rrezikuar. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj në pranverë dhe falë tij, do të rifitoni besimin në aftësitë tuaja. Duhet të jeni të gatshëm të shfrytëzoni të gjitha rastet që paraqiten, sepse kohëzgjatja do të jetë vetëm disa ditë. Sfida juaj në fushën e ndjenjave është të krijoni një raport të thellë, bazuar në dialog dhe në aftësinë për t’ju mbështetur në momentet më të vështira. Zakonisht jeni individualistë, që keni qejf t’i bëni gjërat sipas kokës suaj, por ky është viti i përshtatshëm për t’i lënë pak vend frymës së grupit për të arritur objektivat që keni. Mund të zbuloni aleatë të rinj, persona që ndajnë me ju vizionin që keni. Me njerëzit që s’ndajnë vlerat tuaja do të vendosni kufi dhe për këtë nuk do të pendoheni aspak. Do të jeni të gatshëm të luftoni për shumë çështje sociale, madje edhe në emër të atyre që s’kanë mjetet për ta bërë këtë. Jeni personazhi i përsosur si në filmin “Erin Bronkoviç”. Gjatë 2022-shit do të ndiheni fiks si ata lojtarët që futen në lojë kur dëmtohet një nga skuadra. Por në momentin që ju vjen në dorë mundësia, do ta shfrytëzoni në maksimum për të qenë ju titullari. Mos u mendoni gjatë për vendimet që merrni, pasi ju të tillë jeni. Pjekuria e menduar gjatë e gjerë nuk ju shkon për shtat.
Demi
Shfrytëzoni më së miri gjashtë muajt e parë të vitit për të arritur objektivat tuaja; pjesa e dytë e vitit do të jetë periudhë reflektimi. Në shtator Urani kalon në prapavijë në shenjën tuaj dhe priten ndryshime të papritura. Për fat të mirë, ju jeni shumë të duruar dhe kur e kombinoni këtë me kreativitetin tuaj, arrini t’ia dilni mbanë. Në fushën e ndjenjave, dashuria kërkon ndjeshmërinë tuaj. Duhet t’i ndihmoni partnerët, edhe kur nuk ua kërkojnë. Aftësia juaj për t’i parë gjërat, qoftë edhe ato të voglat si të ishte hera e parë është diçka vërtet e bukur. Brenda jush fshihni një fëmijë. Frymëzohuni gjithmonë prej tij. Edhe në dashuri, ju s’i merrni aspak gjërat për të mirëqena, sepse zgjidhni të dashuroheni çdo ditë si të ishte hera e parë. Nëse do të zgjidhnim një film që do t’ju përfaqësonte më së miri do të ishte “Liza në botën e çudirave”. E shikoni botën gjithnjë si diçka të re, ja përse keni shumë kurajë dhe mund të transformoheni nga fëmijë në të rritur brenda pak çastesh. Fatin këtë vit do ta gjeni te ndryshimet. Mbajini mend këto fjalë, çdo ndryshim do të ndodhë për mirë, ndaj shfrytëzoni rastin.
Binjakët
Këtë vit duhet t’i merrni gjërat shumë seriozisht, pasi s’mund të humbni më kohë. Dëshira juaj për të lënë gjurmë është shumë e madhe, pasi ndieni nevojën të jeni krenarë për veten. Më në fund, Saturni ju ndihmon për t’i çuar punët deri në fund, pa u shpërqendruar dhe pa u penduar për asnjë veprim që do të bëni. Gjatë pjesës së dytë të vitit, Jupiteri do t’ju dhurojë një sërë mundësish fatlume, sidomos nëse bëhet fjalë për takime të reja dhe domethënëse. Partnerët ju kërkojnë të dilni nga rutina dhe nga kufijtë. Ata ju presin më larg, përtej horizonteve tuaja. Kujdesin maksimal kushtojani gjërave që ju pëlqejnë juve më shumë. Nëse bëni një analizë, jeni pikërisht ju që i bëni më shumë komplimente vetes sesa kritika. Keni një besim të jashtëzakonshëm në aftësitë tuaja. Edhe kur gaboni, nuk e gjykoni veten shumë ashpër. Jeni miku/mikesha më e mirë e vetes! Dini gjithmonë t’ia dilni mbarë duke mos hequr dorë nga stili juaj. Ju sugjerojmë që gjatë 2022-shit të ndaloni për pak dhe të reflektoni nëse bazat ku mbështeteni për gjithçka janë të vërteta apo fryt i fantazisë suaj dhe dëshirës për të rrezikuar. Familjarët ju mbështesin shumë, por kujdes kur flisni pasi marrin gjithçka fjalë për fjalë dhe të vërtetë.
Gaforrja
Takimet që do të realizoni gjatë muajve të parë të vitit do t’i hapin udhë shumë takimeve të tjera. Zgjidhni të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe inkurajues. Mos lejoni që një shoqëri e keqe t’ju zbrazë nga energjitë dhe entuziazmi juaj. Jini më selektivë. Periudha maj-tetor do të ofrojë mundësi shumë të mira profesionale. Dashuria do të kërkojë disa sakrifica, por do të dhurojë kënaqësi të mëdha, sidomos gjatë pjesës së dytë të vitit. Nuk e keni asnjëherë të lehtë t’u hapeni të tjerëve. Natyra juaj hatërmbetur i ngjan shumë edhe kafshës simbol të shenjës suaj. Dëgjoni këshillën tonë: këtë vit lumturia do të vijë nëse tregoheni pak më të ndjeshëm dhe të dini të kërkoni falje. Rrini me njerëzit e duhur, lejojini t’ju shohin se si jeni në të vërtetë, me të mirat dhe të këqijat tuaja. Keni për ta parë sa shumë do t’ju duan. Edhe nëse do të gjendeni për një çast jashtë zonën suaj të rehatisë, një detaj i vogël apo një ndodhi e parëndësishme do t’ju ndihmojë që të rifilloni të jetoni. Yjet parashikojnë se të lindurit në shenjën e Gaforres do të jenë më fatlumët e vitit 2022, ndaj nuk duhet të ankoheni aspak. Duhet të përvishni mëngët, pasi të gjithë planetët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Mos harroni se ju jeni shenjë e ujit: nëse e ëndërroni diçka, e arrini.
Luani
Këtë vit të ri gjithçka do të jetë më e shfrenuar për të lindurit e kësaj shenje. Keni kuptuar se nuk doni të humbni kohë duke u marrë me gjëra sipërfaqësore, prej të cilave nuk përfitoni asgjë. Ka ardhur momenti që do t’i zgjidhni miqtë më me kujdes, pasi koha juaj është shumë e çmuar. Gjatë gjysmës së dytë të vitit, Jupiteri kalon në shenjën tuaj dhe fokusi do të kalojë te studimet dhe udhëtimet. Sfida të reja për ju në horizont. Pa humbur asnjëherë dëshirën për t’u kujdesur për veten, do t’u përkushtoheni shumë edhe të tjerëve. Në fushën e ndjenjave, duhet të mbani premtimet e dhëna. Emocioni i të lindurve në këtë shenjë është “dëshira”. Sa herë që dëshironi diçka, ju shkëlqejnë sytë dhe jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ta arritur. Dhe nuk po flasim vetëm për dëshira romantike, por për gjithçka që ju tërheq vëmendjen dhe që ju duket e veçantë. Pikërisht këto dëshira do t’ju shtyjnë të thoni “jo” për të mbyllur një çështje që i përket së shkuarës. Të lindurit në këtë shenjë shtyhen nga impulset e forta, por brenda tyre shfaqin edhe altruizëm. Nuk mund të themi me plot gojë se 2022 do të jetë një vit i lehtë pasi do të keni Saturnin kundër. Megjithatë, kur të merrni një vendim, do ta ndieni se ka qenë i duhuri pa pyetur edhe të tjerët. Fiks si një shenjë zjarri, kur Saturni të ushtrojë ndikimin e tij për ndryshime në jetën tuaj, ju do t’i ndryshoni dhe pikë.
Virgjëresha
Këtë vit duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi jetës suaj sentimentale. Sigurisht, që keni plot detyra dhe përgjegjësi përpara, por bëhet fjalë për fusha ku ju ndiheni shumë komod. Ndërsa nga ana tjetër, ndiheni gjithnjë konfuzë në lidhje me ndjenjat. Përqafojeni këtë lëmsh në kokën tuaj dhe besojini më shumë zemrës. Jupiteri dhe Neptuni do t’ju nxitin të krijoni vetë çaste romantike, ndërkohë që Plutoni ju ndihmon të gjeni atë çka është vërtet e rëndësishme për ju. Jini ambiciozë, synoni lart. Emocioni ju karakterizon më shumë është ndjeshmëria. Zakonisht, jeni shumë të zotë të studioni njerëzit dhe sjelljet e tyre, por këtë e bëni me qëllimin për t’i korrigjuar apo për t’i përmirësuar. Këtë herë provoni ta vini veten në vend të tyre dhe ta shikoni botën me sy tjetër. Në këtë mënyrë do të tregoheni më mirëkuptues, edhe pse s’jeni 100% vetja. Të lindurit e kësaj shenje u besojnë shumë yjeve. Mos u rrëmbeni shpeshherë nga entuziazmi pasi do të zhgënjeheni. Përdoreni gjithë perfeksionin tuaj dhe atë realizmin tuaj cinik për të marrë vendimet e duhura.
Peshorja
Vini rregullin në jetën tuaj në vitin 2022. Gjëja e fundit për të cilën keni nevojë është një jetë kaotike, me periudha ku humbni kohën më kot. Keni dëshirë t’i caktoni paraprakisht përparësitë tuaj për ta mbyllur ditën të qetë. Jupiteri do t’ju ndihmojë t’i thjeshtoni gjërat, por muaj e parë të vitit kërkojnë një dozë më shumë vëmendjeje dhe saktësie. Pas pranverës do të ndiheni më të qetë. Në fushën e ndjenjave do të kërkoni pak më shumë hapësirë. Keni nevojë të ndiheni të lirë dhe të ktheheni sërish te personi që dashuroni, dhe kjo është plotësisht zgjedhja juaj. Emocioni që ju karakterizon më shumë është mirënjohja. Nëse krahasoheni me të tjerët, do ta keni të lehtë të kuptoni se çfarë ju mungon. Këtë vit duhet të tregoheni më mirënjohës për çka keni dhe për çfarë bëni. Mos i merrni për të mirëqena gjërat, por përdorni mirënjohjen si trampolinë për të arritur suksese të tjera. Jepni dhe me merrni me bujari. Viti 2022 nuk do të jetë me plot gojën viti juaj, sidomos gjatë periudhës maj-tetor, kur gjithçka do të jetë më e lehtë, do t’ju fiksohet keq se tersi ju ndjek. Disa shpenzime të paparashikuara do t’ju prishin komplet llogaritë. Ju këshillojmë që këtë vit të mos rrezikoni shumë dhe t’i qëndroni besnik motos suaj për të zgjedhur rrugën më të sigurt.
Akrepi
Përgatituni për një vit të mbushur plot me fishekzjarrë. Jo gjithmonë do ta keni të lehtë, por një gjë është e sigurt, nuk do të mërziteni nga rutina. Jupiteri do t’ju ndihmojë gjatë pjesës së parë të vitit duke hedhur dritë mbi të gjitha marrëdhëniet tuaja dhe duke ju dhuruar momente të veçanta. Plutoni është planeti juaj udhëheqës. Falë tij nuk do t’ju mungojë karizma dhe aftësia juaj për të qenë të parezistueshëm. Kujdesin më të veçantë gjatë këtij viti duhet ta tregoni brenda familjes. Përpiquni t’i zgjidhni problemet me qetësi, shmangni debatet edhe pse në të shumtën e rasteve jeni ju që keni të drejtë. Emocioni që ju karakterizon më shumë është pikërisht gëzimi. Është një emocion që ju vjen shumë lehtë, sidomos pasi keni besim tek ata që ju rrinë afër. Të lindurit në shenjën e Akrepit zakonisht mbajnë mëri dhe janë pak hakmarrës, por ku kanë pranë njerëzit e duhur, janë njerëzit më të gëzueshëm në botë. Frekuentoni shoqëri të mirë, lexoni libra që ju motivojnë dhe ju nxitin entuziazmin. Filloni të mendoni se gjërat do të shkojnë mirë dhe keni për ta parë që gjithçka që doni do të realizohet. Ai trishtimi i parë që më pas shndërrohet në gëzim ju ndihmon të bëheni këta njerëz të mëdhenj që jeni. Edhe pse viti 2022 nuk do të jetë aspak i lehtë për ju, pa dyshim do të jetë më i mirë se viti që latë pas, gjatë të cilit u përballët me shumë ndryshime. Edhe pse për ta bërë gjumin të qetë duhet të prisni deri më 2023-shin, gjërat po shkojnë drejt përmirësimit. Më mirë ta shikoni gotën gjysmën plot si udhëheqës të lindur që jeni.
Shigjetari
Ky vit i ri do të nisë në mënyrën më të shfrenuar të mundshme, pasi jeni ende plot e përplot me angazhime të pazgjidhura nga dy vitet e kaluara. Rruga do të hapet disi me ardhjen e pranverës, periudhë kur do të shijoni ato arritjet e para. Gjatë këtij viti do të realizoni një dëshirë që e keni shumë për zemër. Ju jeni gjithnjë të vetëdijshëm për vlerat tuaja dhe kurrsesi nuk pranoni më pak nga sa meritoni. Kjo vlen edhe në fushën e ndjenjave. Ai/ajo që keni në krah duhet t’ju meritojë dhe të bëj çmos për të qenë në nivelin tuaj. Nuk e keni aspak të lehtë të menaxhoni energjitë tuaja për periudha të gjata kohore, pasi jeni persona që pasionoheni shumë shpejt, por entuziazmi ju bie shumë shpejt nëse gjërat bëhen të vështira. Aty jashtë ka kaq shumë gjëra për të eksploruar, por nëse veproni me qetësi, do të vlerësoni çdo detaj të vogël duke zbuluar më të mirat te njerëzit që ju rrinë afër. Këtë vit do të vlerësoni më shumë detajet, gjëra që më përpara as që i vinit re. Edhe pse ndonjëherë në pamje shumë të ftohtë dhe të vrazhdë, shpirti juaj bujar nuk ju braktis asnjëherë. Shigjetarët shpeshherë kanë dilema ekzistenciale, por mos e gjykoni si diçka të gabuar. Shikimi juaj i sigurt që ju karakterizon gjithmonë ndonjëherë interpretohet si kërkesë për të tjerët. Zakonisht, jeni ju lokomotiva që tërheqë vagonët nga mbrapa, por këtë vit mos e tejkaloni shpejtësinë.
Bricjapi
Këtë vit do të gjendeni përballë shumë zgjedhjeve, por për fat të mirë jeni aq të zotë sa të merrni vendime të qëndrueshme dhe të mos ktheni kokën pas. Plutoni do të qëndrojë në shenjën tuaj dhe ofron garancinë e vendosmërisë dhe këmbënguljes. Periudha maj-tetor do të jetë disi e lëkundur, e mbushur me dyshime, ndaj nëse keni gjëra me rëndësi për të realizuar, shtyjini për më vonë. Vera është periudha më e favorshme për dashurinë: takime të reja, dashuri të vjetra, histori që do të bëhen më serioze, do të ndieni një dëshirë të madhe për të formuar familje. E nëse e keni një të tillë, do të doni të qëndroni më afër. Një pjesë juaja është e bindur se kureshtja mund t’ju futë në telashe, pasi ju shtyn përtej kufijve që ju njihni. Por, mos harroni se kureshtja është një nga mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja, për t’i parë gjërat nga këndvështrime të reja, për të krijuar një ekuilibër të ri dhe më dinamik. Këtë vit rrëmbehuni pikërisht nga kureshtja dhe do të zbulosh gjëra të reja te vetja, të cilat s’i ke njohur. Shumë shpesh pyesni veten “Se çfarë do të kishte ndodhur nëse…”. Atëherë, këtë vit rrezikoni pak më shumë, pasi yjet do të jenë me ju gjatë pjesës më të madhe të 2022-shit. Do të ndieni se e meritoni këtë fat, se duhet ta shijoni dhe doni t’i tregoni botës se kush jeni. Ne ju këshillojmë ta përdorni më pak telefonin këtë vit dhe të shijoni më shumë frytet e punës suaj.
Ujori
Energjitë tuaja duhet t’i përdorni më mirë gjatë vitit 2022. Nuk lejohen shpërdorimet e kota, si të kohës ashtu edhe të aftësive tuaja. Mos u ktheni pas në të shkuarën me histori që tanimë u keni vënë kapakun. Shikoni drejt së ardhmes: gjërat më të bukura janë përpara jush, jo pas. Saturni në shenjën tuaj ju nxit të reflektoni më shumë. Hapuni më shumë me miqtë tuaj. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë apo të kërkoni falje, sidomos nëse bëhet fjalë për persona që i keni pranë zemrës. Të gjitha raportet tuaja kanë më shumë vlerë nëse tregoheni pak më të ndjeshëm. Luftoni për gjërat që besoni. Të qenit të pakënaqur është pjesë e natyrës suaj. Sigurisht, që gjithçka mund të bëhet më mirë se kaq, por ndonjëherë duhet të ndaloni dhe të vlerësoni gjithçka që është bërë. Përgëzoni veten dhe të tjerët për punën e kryer. I kërkoni me zë të lartë gjërat që doni, të bindur se i meritoni, por nëse merreni me dy-tri punë njëkohësisht, pakënaqësia është e sigurt. Merrini gjërat më shtruar. Nëse keni një çështje ligjore, vera do të jetë periudha e duhur për ta zgjidhur. Viti 2022 do të jetë viti i konkretizimit, një fjalë që ju nuk e doni shumë, madje keni frikë të konkretizoni ëndrrat tuaja. Raporti me paratë çalon gjithmonë. Nëse keni në plan një udhëtim, adrenalinën jua dhuron më shumë pritja e udhëtimit sesa vetë udhëtimi.
Peshqit
Jupiteri do të qëndrojë në shenjën tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit, ndaj nisni të mendoni për gjëra të mëdha. Por mos u kufizoni vetëm te mendimet, sepse ky është viti i duhur për t’i bërë ëndrrat realitet. Ju keni vërtet diçka më shumë sesa të tjerët në lidhje me intuitën e saktë, e cila ju ndihmon t’i kuptoni gjërat në ajër. Në dashuri parapëlqeni t’i ndani të drejtat dhe detyrat në barazi të plotë. Kujdesuni për veten, për trupin dhe mirëqenien tuaj. Nëse lejoni që dyshimet t’ju zmbrapsin, atëherë do t’ju pushtojë ankthi dhe frika. Përpiquni të mendoni se jeni të sigurt, të mbrojtur dhe të aftë të mbroni me kurajë çka është juaja. Ngrijeni zërin dhe qëndroni afër me njerëz që besojnë te vlerat tuaja. Këtë vit do të keni veçanërisht fat në fushën e ndjenjave. Do të konkretizoni marrëdhëniet tuaja. Mërkuri shpeshherë do t’ju bëjë paksa konfuzë në lidhje me partnerët dhe do t’ju duket sikur flisni dy gjuhë të ndryshme. Meqë Jupiteri është nxitësi më i madh i çështjeve praktike, projektet që keni pasur në mendje do t’i realizoni brenda një kohe të shkurtër.
Fraksion.com