Bilanc i rëndë: Gjashtë aksidente e nëntë të plagosur në vetëm pak orë
Viti i ri 2022 nisi me gjashtë aksidente në vetëm pak orë në vendin tonë, ku u plagosën nëntë persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç.
Në fshatin Rrile të Lezhës rreth orës 13:30 shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal. Ai u plagos, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Rreth një orë më vonë, dy makina u përplasën duke përfshirë dhe një të tretë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku e plagosur mbeti njëra prej pasagjereve në mjetet e përfshira, e cila mori ndihmën mjekësore në spital.
Fraksion.com