Parashutë nga qielli,Iliri surprizohet nga fansat
Një suprizë e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për njërin nga banorët.
Teksa banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, një parashutë është afruar përreth tyre.
Surpriza e veçantë ishte për Ilirin.
Fansat e tij të zjarrtë e surprizuan atë me një parashutë në të cilën shkruhej një dedikim ku ai u lumturua pafund.
Në të shkruhej : Forca ilir jemi me ty e gjithë shqipëria dhe diaspora.
Emocionet kapluan balerinin sapo pa këtë mesazh, ndërsa një pjesë e banorëve dyshojnë se kjo dhuratë vjen nga Sabiani.
Kjo nuk është hera e parë që një mesazh vjen përmes një droni për banorët, pasi një gjë e tillë ka ardhur më parë për Donaldin, Sabianin dhe së fundmi edhe për Sarën.
Fraksion.com