“Mos u merr me ta”; Rama: Do braktisimin llogoren e përplasjeve absurde e konfrontimin me palë që nuk dinë ku kanë kokën e tyre
Duke komentuar situatën politike në vend kreu i qeverisë u shpreh se nga viti i ardhshëm trajektorja e maxhorancës do të jetë krejt tjetër.
“E mbyll me situatën politike, është një situatë që për mua ka vetëm një këshillë, mos u merr me ta mos u merr me këtë punë. Trajektorja jonë do të jetë krejt tjetër, duke nisur nga tani deri në fund të mandatit. Do bëj çmos të shkoj më afër njerëzve, që politika të bëhet mjet në funksion të njerëzve. Sic po i shohim frytet me rindërtimin ku nuk ka të majtë e të djathë, kështu do forcojmë sa të mundemi këtë marrëdhënie duke braktisur llogoren e përplasjeve absurde e konfrontimin me palë që nuk dinë ku kanë kokën e tyre. Situata është sa e rëndë aq qesharake, groteske ku marrëzia e egërsia bashkohen bashkë e janë fatkeqësi e madhe e ne nuk kemi asnjë mundësi. Këshillimi kombëtar do jetë instrument më shume dhe 2022 do jetë në radhë të parë viti i fëmijeve dhe shërbimeve.”- u shpreh Rama.
Fraksion.com