“Me kënaqësinë e punës së bërë”; Rama publikon videon nga Fushë Kruja
Tërmeti i 26 nëntorit la pa shtëpi qindra qytetarë të Fushë-Krujës.
Ditët që pasuan ishin të vështira për këdo, teksa ata refuzonin të linin banesat, që ishin bërë të pabanueshme, me pikëpyetjet e së ardhmes.
Këtë Vit të Ri, ata mund të rikthehen në zonë, në shtëpitë e reja, të vendosura në një rezidencë banimi, pjesë e Projektit të Rindërtimit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social “Facebook”, me disa nga momentet që nga largimi i banorëve nga banesat e shkatërruara dhe të rrezikshme, në rikthimin te shtëpitë dhe apartamentet, që plotësojnë të gjitha kushtet.
“Me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan kryeministri.
Fraksion.com