“Fitoi çmimin e parë në festivalin e RTSH”; Ronela Hajati: Ju premtoj një performancë që do ta mbani mend
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është shpallur fituesja e edicionit të 60-të të Festivalit të këngës në RTSH.
Ajo do ta përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’ me këngën “Sekret”.
Ronela Hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song që do zhvillohët në Torino, Itali në 2022.
Ronela ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore. Në postimin e saj në profilin në Instagram, këngëtarja premton që kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.
“Shihemi Eurovision. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ju dua me shpirt RTSH. Ju premtoj që do të bëjë një video e performancë që do të kujtohet. Nuk kam fjalë”, shkroi ajo, duke ndarë disa nga momentet më të bukura gjatë performancës.
Fraksion.com