AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Demokratët, përmbarues të vullnetit të tyre politik

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen, por mbi të gjitha shpresën”.

“Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve! Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava”, tha Berisha.

Ai theksoi se “në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik”.

“Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese”, shtoi ai.

 

Fraksion.com