AktualitetTë fundit

Alfred Lela rrëfen orët e tmerrit dhe si u rrëzuan: ‘Mendova se e mbylla me këtë botë’

Gazetari i njohur, Alfred Lela dhe 4 alpinistë amatorë kanë kaluar orë tmerri mbrëmjen e sotme pasi siç thotë policia ata kanë rrëshkitur në Malin e Munellës, teksa ishin duke eksploruar.

Vetë Lela ka treguar orët e tmerrit që kanë kaluar, që siç shprehet ai “mendova se e kisha mbyllur me këtë botë”.

Ai rrëfen se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tha gazetari Lela.

Bashkë me Lelën ishin edhe Ilir Shyti, Ndoc Mula, Dorian Malaj dhe Gisel Dollani.

 

Fraksion.com