AktualitetBota+Të fundit

Zbulohet kontinenti i tetë misterioz

Studiuesit matin një pjesë të re të botës. Kontienti është më i madh se India, por pjesa më e madhe e tij gjendet nën oqean.  

Prej shekujsh nxënësit mësojnë se toka ka shtatë kontinente. Por në vitin 2017 një grup gjeologësh njoftuan se kishin zbuluar një kontinent tjetër, Zelandia.

Tani sipas matjeve të fundit njoftohet se Zelandia ka një sipërfaqe prej 4.9 milionë km katrorë – pra rreth gjashtë herë sa sipërfqaja e Madagaskarit.

Enciklopeditë dhe hartat megjithatë vazhdojnë të pasqyrojë vetëm shtatë kontinente. Kjo lidhet edhe me faktin se rreth 94% e kontinentit më të vogël të botës gjendet nën ujë.

Infografik Karte The Hawaii-Emperor and other seamount chains in the Pacific ENG

Nga thellësitë oqeanike shfaqet në sipërfaqe vetëm një pjesë të vogël e këtij kontinenti, Zelanda e Re si dhe grupi i ishujve Kaledonia e Re që i përkasin Francës.

Ekzistenca e Zelandias është pranuar tërthorazi edhe nga OKB-ja, sepse ajo për Zelandën e Re ka bërë një përjashtim sa i takon zonës detare që shtetet bregdetare mund të pretendojnë si “zonë ekskluzive ekonomike”. Kjo zonë për shtetet e tjera kufizohet në distancën 200 milje, kurse për Zelandën e Re ky kufizim nuk vlen.

Zelanda e Re ka të drejta ekskluzive për të gjitha burimet minerale të Zelandias dhe kontinenti nënujor përmban gaz, naftë, hekur dhe mangan./DW

 

Fraksion.com