“Tërmeti”; Rama: Sot familjet në Laç kthehen në shtëpitë e reja
Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, është gati për të pritur banorët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Rindërtimit në Laç, ndërsa informoi se familjet e prekura nga tërmeti do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Banesat dhe blloqet e reja që janë ndërtuar në Laç, janë të lidhura me ujësjellësin e ri, i cili siguron ujë 24 orë pa ndërprerje për banorët.
Ndërkohë, është rindërtuar edhe shkolla që i shtohet kësaj lagjeje, ku fëmijët do të kenë mundësinë të përdorin edhe ambientet komunitare të zonës së re të banimit.
Postimi i z. Rama:
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë😍”
dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë😍”
Fraksion.com