AktualitetTë fundit

Shemben masivë gurësh në rrugën nacionale Klos-Bulqizë, bllokohet për disa minuta qarkullimi

Masive të mëdhenj gurësh kanë bllokuar rrugën nacionale Klos – Bulqizë në vendin e quajtur Klos Katund.

Shembja e gurëve ka rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve. Kanë qenë këta të fundit që kanë dalë për të larguar gurët e mëdhenj.

Si rezultat i gurëve u bllokua qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes, duke krijuar varg të gjatë makinash.

Rënia e gurëve në rrugë është bërë e rrezikshme ditët e fundit në aksin nacional Klos – Bulqizë.

 

Fraksion.com