AktualitetPolitikëTë fundit

Ori Nebiaj: Po nisim procesin e rifreskimit të strukturave të FRPD-së

Grupi i punës për zgjedhjet në FRPD, nëpërmjet një deklarate për mediet njoftoi hapjen e fushatës për anëtarësimet e reja në FRPD.

Në një deklaratë për mediet, Ori Nebiaj, u shpreh se “në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në zbatim të urdhrit të kryetarit të PDSH, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD, grupi qendror i punës udhëzon, nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit te vlerave që mbrojnë interesat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike”.

Po ashtu, Nebiaj prezantoi objektivin, kriteret, afatet për fushatën e anëtarësimeve të  FRPD-së.

“Objektivat: Zgjedhjet e reja në do të bëhen në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet statutore, në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme periodike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Këto zgjedhje do të synojnë gjallërimin në një nivel më të lartë të veprimtarisë politike të FRPD, nxitjen dhe gjallërimin e strukturave dhe intensifikimin e veprimtarisë publike e elektorale të tij në territoret që mbulojnë degët. Përmes tyre do të synohet zgjerimi dhe ripërtëritja e anëtarësisë së FRPD-së dhe hapja e mëtejshme e saj, duke vlerësuar dhe kontributin dhe angazhimin e të gjithë të rinjve që po dëshmojnë përkushtimin në mbështetje të realizimit me sukses të programit politik në nivel Qendror e Lokal si dhe shtresave elektorale mbështetëse të PD-së. Fushata e anëtarësimeve. Menjëherë hapet Fushata e Anëtarësimeve të reja, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e antarësisë dhe strukturës së FRPD e cila zgjat deri më datë 10 Shkurt 2022″, u shpreh ajo

 

Fraksion.com