Horoskopi ditor, e mëkurë 29 dhjetor 2021
Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e mëkurë 29 dhjetor 2021. Parashikimi i yjeve se si do të ecë dita për punën shëndetin dhe dashurinë, për secilën shenjë.
Dashi
Deri të premten mund të merrni një surprizë ose një përgjigje që e keni pritur prej kohësh nga dikush që ju pëlqen. Në punë jeni të zhytur në mendime, por viti 2022 do të vijë ndryshe duke ju sjellë shpresa për të ardhmen.
Demi
Ndikimi i kundërt i Hënës do të sjellë disa mosmarrëveshje të vogla në romancë, por nuk do të jenë shqetësuese. Në punë jeni nervoz. Gjithçka ju sugjerohet sot është të shmangni lodhjen e tepërt.
Binjakët
Sot është dita për të sqaruar disa gjëra të rëndësishme. Duhet të bëni ndryshime në mënyrën se si punoni, keni shumë lodhje.
Gaforrja
Sot është dita më e mirë për të shmangur kërkesat në dashuri. Ndërkohë vijoni të punoni për një punë të re, por nëse doni të realizoni diçka të madhe, prisni deri në prill.
Luani
Shmangni polemikat në dashuri, nëse diçka nuk ju duket se po shkon mirë, thjesht përpiquni të mos e diskutoni. Shmangni përplasjet edhe në punë, edhe nëse sot nuk do të jetë e lehtë.
Virgjeresha
Një moment interesant do të vijë në dashuri ndërkohë që keni nevojë për pak qetësi. Jini pozitiv në punë, edhe kur ndiheni të shqetësuar.
Peshorja
Në dashuri, 3 ditët e ardhshme do të jenë interesante dhe nata e Vitit të Ri mund të sjellë lajme të mira. Edhe në punë do të merrni një stimulim për mirë.
Akrepi
Prisni deri në natën e ndërrimit të viteve për të përjetuar momente interesante pasi keni Venus dhe Merkur të favorshëm. Në punë mund të përjetoni një periudhë rikuperimi.
Shigjetari
Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, së bashku me Marsin, në datën 31, duke sjellë lajme të mira në dashuri. Në punë tashmë ka ardhur një çmim, ndaj mendoni për vitin 2022 që mund t’ju sjellë një rikuperim të mirë.
Bricjapi
Sot është dita ideale për të bërë paqe nëse keni pasur ndonjë grindje të vogël. Në punë mos i lini pas dore kontaktet. Me vitin e ri mund të vijnë edhe përgjigjet që keni pritur.
Ujori
Në dashuri sot Hëna është kundër, ju mund të gjeni veten pranë atyre që nuk do të dëshironit. Në punë shtyjeni gjithçka për në janar.
Peshqit
Sot do arrini të kuptoni më qartë emocionet tuaja. Nëse keni nevojë për pushime nga puna, merrni disa ditë për t’u larguar sa më shpejt.
Fraksion.com