AktualitetTë fundit

Ekzekutimi i 35-vjeçarit në Peqin, gjendet në Kavajë makina e viktimës, u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin. Një ditë pas krimit, policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.

Mjeti ishte braktisur në Gjocaj të Kavajës dhe rezulton në pronësi të viktimës. Dyshohet se autorëve nuk i është ndezur makina e tyre, të cilën e dogjën në vendngjarje dhe ia mbathën me mjetin e viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave.

Si u ekzekutua 

Albi Bashaliu, 35 vjeç mbeti viktimë e një atentati teksa ecte në rrugë mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Pak para se të vritej, 35-vjeçari ishte ne lokal, por dikush e thirri në emër nga jashtë. Ai nuk hezitoi të dilte jashtë, ku e pritën autorët dhe e ekzekutuan menjëherë. Mbetet e paqartë nëse në lokal ishte vetëm apo i shoqëruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në mes të rrugës. Pas krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Bashaliu nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017, u arrestua për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 35-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë, por asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Një ndër pistat ku po heton policia është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij.

 

Fraksion.com