AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj: Nuk kam mercedezin e portaleve, por as nuk u dorëzohem gjobave

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot disa portaleve, në të cilat ka qarkulluar lajmi se ai përdor një makinë të kushtueshme të markës Maybach dhe e parkon para godinës së bashkisë.

Veliaj ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar nga portale gjobëvënëse. Ai deklaroi se është koha të zgjedhim nëse do vazhdojmë përpara me punë apo do merremi me shpifje dhe vendosje gjobash.

“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’i përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopsht, një shkollë, një çerdhe, një park”, tha Veliaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com