Life StyleTë fundit

Robert Aliaj bën deklaratën e papritur: Djali im nuk do ta gjejë partneren në program, po bën eksperiment social

Djali i Robert Aliajt, Kristi merr pjesë në emisionin “Love Story” në kërkim të dashurisë dhe kjo është hera e parë që e shohim në një program shqiptar. Mirëpo duket se babai i tij nuk ka qenë aspak dakord.

‘Unë nuk kam qenë dakord që Kristi të merrte pjesë. Ai është më i thellë, mirëpo Kristi duke qenë se është “monstër” i pëlqen të bëjë eksperimente sociale, i pëlqen të kuptojë si funksionojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk e di nëse ata aty do ta kuptojnë që ai është në linjën e eksperimentimit”, tha Roberti gjatë një interviste për Jonida’s Room.

Roberti ka pohuar gjithashtu se djali i tij nuk do ta gjejë partneren e tij ideale.

“Nuk përjashtohet por se besoj që do ta gjejë aty. Kristi është shumë special ka modele femërore që nuk korrespondon aty”, është shprehur Roberti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com