Publikohet fotoja e adoleshentit që donte të vriste Mbretëreshën
Është publikuar për herë të parë fotoja e adoleshentit të arrestuar, i cili synonte të vriste Mbretëreshën Elizabet me hark dhe shtizë.
Jaswant Singh Chail kishte publikuar dhe një video, të siguruar nga gazeta “The Sun”, në të cilën shfaqej i maskuar, duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.
Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. I dyshuari konsiderohet si një person me probleme mendore. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Por, më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.
Në ato momente, Mbretëresha Elizabet ishte brenda rezidencës së saj në Windsor.
Fraksion.com