AktualitetLife StyleTë fundit

“U ndjeva njeriu më i copëtuar në jetë”; Fifi flet për këngën që shkroi brenda shtëpisë së “BB”: Mendova se më kishin braktisur të gjithë

Fifi ishte një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo jo vetëm për karakterin e saj, por gjithashtu dhe për problemet emocionale të cilat pasuan me daljen e saj nga shtëpia.

Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së famshme, këngëtarja shkroi këngën “Diell” që u kthye në një hit.

Së fundmi, në një koncert të mbajtur për Krishtlindje, ajo u përlot teksa foli për këtë këngë që shkroi brenda BB. “Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar.

Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar.” tha Fifi.

 

Fraksion.com