Trupat e pajetë të 28 emigranëve, gjenden në bregdet
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Mesdheut.
Trupat e pajetë të 28 emigrantëve janë gjetur në bregdetin e Libisë.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet libiane, të cilat kanë njoftuan sot se kanë gjetur në bregun perëndimor të vendit trupat e pajetë, pasi varka me të cilën lundronin ishte fundosur.
Autoritetet thanë se fundosja e varkës mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërsa shtuan se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.
160 emigrantë të tjerë humbën jetën brenda një jave në incidente të ngjashme.
Kjo ndodhi e çon në 1500 numrin total të emigrantëve që kanë humbur jetën këtë vit.
Megjithatë, dyndjet drejt perëndimit nuk ndalen.
Fraksion.com