AktualitetKosovaTë fundit

Serbia i vendos “barierra” Kosovës; Nuk eksporton dot mallrat drejt BE, qeveria “hesht”

Kosova vazhdon të ketë probleme me eksportet e mallrave të saj drejt Gjermanisë dhe Zvicrës për shkak të barrierave që Serbia nxjerr në transit.

Edhe pse shtetet janë të dyja partnere në CEFTA, një organizëm për bashkëpunimin tregtar mes vendeve në Europën Juglindore, Serbia vazhdon të mos njohë dokumentat me vulën e Kosovës, gjë e cila hap shpesh probleme në transportin e mallrave duke dëmtuar bizneset kosovare.

Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar adresimin e këtyre barrierave te partnerët në Bruksel, por ende nuk ka asnjë vendim.

Nga ana tjetër ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia:

Nuk është problem i këtyre ditëve, është problem, pothuajse që nga pavarësia e Kosovës për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë, për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë të institucioneve, sidomos certifikatave fito-sanitare, sanitare dhe certifikatat tjera që janë me vulat e Republikës së Kosovës.

Çdo produktet që kërkohet nga Bashkimi Evropian, automatikisht shkruan në tiketën e tyre produkti nga e ka origjinën. Dhe Serbia këtyre produkteve iu qet probleme dhe realisht pos lëndës së parë që e merr prej Kosovës, pavarësisht se çfarë dokumentacioni ka, çdo produkt tjetër që është produkt i përpunuar ose produkt final që ka në destinacion Serbinë apo vendet e Bashkimit Evropian kanë barriera, që në një mënyrë nuk ka shance që t’i tejkalojnë bizneset dhe eksportet e tyre të realizohen”.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, shprehet se pengesat e Serbisë janë padrejtësi, në momentin kur ata eksportojnë pa barriera në Kosovë:

“Edhe përkundër synimeve të qarta dhe dakordimeve, Kosova gjithnjë vazhdon të përballet me probleme të mëdha për këmbim tregtar me vendet tjera, sidomos në realizimin e eksportit nëpërmjet Serbisë. Sepse Serbia nuk është e gatshme që t’u nënshtrohet rregullave të këmbimit tregtar. Në anën tjetër Serbia lirshëm e realizon eksportin e saj në tregun e Kosovës. Kështu Kosova gjithnjë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave asimitrike tregtare dhe sigurisht që këto masa të cilat i ndërmerr Serbia, janë pengesë e madhe për penetrimin e eksportit të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian.

Ditë më parë Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka refuzuar kërkesën e Kosovës që në këtë marrëveshje të përfaqësohet pa përfshirjen e UNMIK-ut raporton KosovaPress.

 

Fraksion.com