Austria: Shqipëria dhe MV kanë nevojë për një sinjal politik nga BE
Shqipëria dhe MV kanë nevojë për një sinjal politik nga BE, deklaroi ministrja austriake për Evropën, Karoline Edtstadler, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.
”Nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer, fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e migracionit dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë duke filluar aktualisht. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik, që do të thotë, shikoni këtu, ne në fakt jemi duke planifikuar të e ardhshëm të Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.
Edtstadler e sheh Francën si të përgatitur mirë për presidencën e BE-së, të cilën Parisi do ta marrë përsipër për gjashtë muajt e ardhshëm, pavarësisht zgjedhjeve presidenciale në prill.
”Padyshim që ai është në gjendje të veprojë”, tha Edtstadler.
”Por, është një akt i vështirë balancimi të përfaqësosh interesat e Evropës dhe jo të vetat përpara zgjedhjeve. Presidenca franceze vendosi gjithashtu shumë prioritete, duke përfshirë shteti e se drejtes dhe zgjerimin”, deklaroi Edtstadler.
Fraksion.com