AktualitetBota+Të fundit

Lufthansa anulon 33,000 fluturime për shkak të kërkesës së ulët

Lufthansa shkurton planin e fluturimeve dimërore si rezultat i kërkesës së reduktuar prej Omikronit. Po ashtu mjaft pilotë janë të sëmurë.  

Drejtori ekzekutiv, Carsten Spohr, i tha gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se ka një rënie të madhe të numrit të rezervimeve, veçanërisht në periudhën nga mesi i janarit deri në shkurt. “Mungesa më e madhe shënohet tek pasagjerët tanë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, sepse këto vende janë goditur më rëndë nga vala e pandemisë”, tha ai.

Spohr tha se Lufthansa po kryen vetëm 60% të fluturimeve në krahasim me vitin para pandemisë 2019, me “afërsisht gjysmën” e numrit të pasagjerëve.

Symbolbild Flugverkehr

Spohr tha gjithashtu se Lufthansa një numër fluturimesh i kryente aktualisht jo Shoqëritë ajrore përdorin të gjitha mjetet për të mos rimbursuar biletatsepse ka kërkesë për to, por sepse që për të mbajtur vendet e ngritjes dhe të uljes në aeroportet kryesore i nevojitet një numër minimal fluturimesh në ato destinacione.

“Për shkak të kërkesës së reduktuar në janar, ne do të kishim anuluar shumë më tepër fluturime. Por ne na duhet të kryejmë 18,000 fluturime të panevojshme, vetëm për të siguruar të drejtat e ngritjes dhe uljes,” u ankua Spohr.

Deutschland Lufthansa Coronavirus Mundschutz

Lufthansa është grupi më i madh i linjave ajrore në Evropë dhe përfshin Eurowings, Austrian, Swiss dhe Brussels Airlines. Në tremujorin e tretë të këtij viti Lufthansa arriti për herë të parë të bëjë fitim, pas një periudhe të vështirë pandemike.

Shumë pilotë të sëmurë

Për shkak se në këtë periudhë një numër pilotësh janë të sëmurë apo të shqetësuar për variantin Omikron Lufthansa ka pezulluar edhe mjaft fluturime gjatë dy javëve të ardhshme. Ndër të bëjnë pjesë fluturime për Boston, Hjuston dhe Uashington si dhe disa fluturime për në Japoni. Një përfaqësues i kompanisë i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se Lufthansa ka shumë pilotë dhe personel rezervë, “por ata nuk janë të mjaftueshëm duke pasur parasysh shkallën jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve”.

Edhe agjencitë ajrore amerikane United Airlines dhe Delta Air Lines anuluan përkatësisht 120 dhe 90 fluturime për shkak se ekuipazhi i tyre është prekur nga varianti Omikron.

Linja ajrore suedeze SAS tha se gjithashtu do të anulojë disa fluturime për shkak të virusit. Ryanair gjithashtu ka shkurtuar fluturimet për muajin janar me 33%.

Kurse disa linja ajrore që operojnë brenda Evropës po regjistrojnë rritje të forta në periudhën e Krishtlindjeve këtë vit. Easyjet, Ryanair, SAS dhe Wizz Air po ofrojnë më shumë fluturime./DW

 

Fraksion.com