AktualitetTë fundit

Skandali i pagave: Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve; Publikohet sot edhe lista e targave

Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve. Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje  që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Që prej të mërkurës skandali me publikimin e pagave ka tronditur opinionin dhe është thelluar nga dita në ditë. Dje është publikuar një listë e re me mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e së mërkurës, duke dhunuar sërish në mënyrë skandaloze privatësinë e shqiptarëve. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Ndërkohë që sot vijoi rrjedhja e të dhënave sensitive, me një tjetër databazë me të dhënat e makinave, duke përfshirë edhe targat.

Pas një investigimi Shqiptarja.com publikoi fakte se lista me pagat e prillit 2021 është e publikuar nga e njëjta dorë që publikuan edhe atë të patronazhistëve.

 

Fraksion.com