Publikimi i targave; DPSHTRR: Kjo listë nuk ka dalë nga ne
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka njoftuar se kanë nisur hulumtimet pas daljes së listës së targave, e ndërsa ka bërë me dije se te këto informacione kanë akses disa institucione, duke bërë me dije se kjo listë nuk ka dalë nga DPSHTRR.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat”, thuhet në njoftim.
Fraksion.com