AktualitetBota+Të fundit

Shtatë punjonjës të Pentagonit rezultojnë pozitivë për COVID

Pentagoni njoftoi të enjten se shtatë punonjës të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të cilët ishin në Havai javën e kaluar për një vizitë zyrtare, kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Stafi ishte në Honolulu, si pjesë e vizitës së Zëvendës Sekretares së Mbrojtjes Kathleen Hicks në Komandën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Indo-Paqësorin, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Vetë zonja Hicks ka rezultuar negative.

Stafi u testua pas udhëtimit të javës së kaluar dhe ndodhet në karantinë, tha zoti Kirby, duke shtuar se Pentagoni po kontaktonte hotelet, bazat dhe anëtarë të personelit, që mund të kenë rënë në kontakt me personat që kanë rezultuar pozitive.

Zonja Hicks u ndal në Havai si pjesë e një turi në bazat ushtarake amerikane javën e kaluar.

I gjithë stafi që e shoqëroi atë ndoqi udhëzimet e CDC-së, “përfshirë vendosjen e maskave dhe ruajtjen e distancës fizike aty ku ishte e mundur”, thuhej në deklaratën e zotit Kirby.

 

Fraksion.com