“Rinis jeta pas tragjedisë”; Rama poston fotot e shtëpive të rindërtuara në Lezhë: Një shtëpi më të ngrohtë
Shtëpitë e rindërtuara në Lezhë hapin dyert sot për banorët, që të rinisin jetën pas tragjedisë së tërmetit të nëntorit 2019.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar dhe një fotogaleri nga shtëpitë e rindërtuara.
“Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e rindërtuara në Lezhë që sot hapin dyert për banorët, që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë, më të bukur, më të fortë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Në kuadër të Programit të Rindërtimit, në Lezhë do të ndërtohen 7 pallate të reja me 177 apartamente për strehimin e mbi 600 banorëve.
Po nga Programi i Rindërtimit, në qarkun e Lezhës do të rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale.
Gjatë vitit 2020 nga ana e bashkisë Lezhë janë trajtuar me bonus qiraje më shumë se 340 familje dhe vlera e paguar për bonuset e qirasë nga janari 2020 deri në nëntor 2020 është 63,553,200 lekë.