AktualitetPolitikëTë fundit

“Bravat e AKSHI”; Basha: Publikimi i të dhënave skemë kriminale, SPAK të nis hetimin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me publikimin e të dhënave për pagat e qytetarëve.

Në një konferencë për mediet, Basha tha se pas arrestimit të ministrit për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve ka plasur një skandal tjetër, një skandal që në çdo vend normal do të kishte pasur dorëheqjen e kryeministrit.

“Në fakt Edi Rama zgjodhi të mos jap dorëheqje, por doli sot me një tentativë për të na shpjeguar se ishte problemi i bravave të AKSHI. Në fakt dy skandalet e fundit kanë një autorë dhe një ekzekutues dhe një përfitues dhe ky është Edi Rama”, tha ai.

Duke folur për patronazhistët, Basha tha se janë sistemi që ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

“Denoncimet tona kanë përfshirë dhe vjedhjen e të dhënave sensitive, siç janë të ardhurat personale të shtetasve. Të dhënat më sensitive të qytetarëve të marrë nga Drejtoria e Tatimeve apo edhe përmes të dhënëve të tjera të disponaura nga qeveria  apo të aksesueshme në mënyrë të paligjshme nga qeveria ishin vënë në dispozicion shtabit elektoral të PS-së. Tani këtë gjë e di  Edi Rama, ndaj kur thotë se janë marrë copa copa nuk bënë gjë tjetër vetëm se konfirmon atë që kemi denoncuar prej fillimit. Janë marrë copa copa apo janë marrë si një e tërë dhe janë përpunuar copa cop, skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shtetasve shqiptarë sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale në  kuptimin e Kodit Penal, të krimit elektoral të  ndërtimit të sigurimit të ri të shtetit të patronazhistëve”, tha ai.

Basha shtoi se “Rama është i vetëdijshëm për këtë dhe kjo është arsyeja pse ka dalë të mbrojë ata  publikisht dhe politikisht para dhe pas fushatës. Sepse nga niveli i komandimit i strukturës së patronazhistëve deri të  pjesa dërmuese e patronazhistëve nëpër lagje  janë ekspozuar pra bashkëqytetarëve si operatorë të sigurimit të ri të  shteti. Dhe si të tillë në radhë të parë janë në shkelje flagrante të ligjit dhe në një vend normal i pret ndjekja penale, pse jo dënimi me burg”.

“Në veçanti janë ata që kanë ideuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale në tërësi dhe konfirmimit të  kësaj skeme që është dalja e të ardhurave personale të një numri të madh të qytetarëve që punojnë në sektorin publik dhe privat”, tha ai.

Basha shtoi se, do të ishte skandaloze po të kishte ndodhur edhe para 12-13 vitesh kur morëm ftesën në NATO është dyfish skandaloze sot sepse tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria paraqet jo vetëm për veten e saj por edhe në raport me aleatë porsa i përket aftësisë për të mbrojtur të dhëna sensitive.

“Është skandaloze sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë filluar që në vite e para të kësaj qeverisjes me daljen e serverit të tatimeve për të marrë të dhëna e kompanive dhe subjekteve private. Kush përfundoj në burg? Askush sepse ishte një skemë e orkestruar nga pushteti i atëhershëm. Ajo që kemi parë sot është  është vite drite larg asaj që duhet të ndodhte sot. Edi Rama duhet të dilte jo të kërkonte ndjesë por të jepte dorëheqjen. Në fakt po përpiqet ta zvogëlojë këtë skandal që ekspozon para keqbërësve mbi 630 mijë qytetarë që cenon sigurinë e qytetarëve dhe  pretendon se është diçka teknike c yshtje e brave digjitale”, tha ai.

“Jemi përpara një tangentopoli, që kërkon një megaproces. I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, byrosë kombëtare të hetimit, shërbimit informativ kombëtar, të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme, që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra të mos të lihen në gjendje të lirë, apo në gjendje për tu arratisur, që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike. I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë, të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për strukturën e posaçme antikorrupsion, për strukturat relevante në policinë e shtetit dhe për shërbimin informativ shqiptar, sepse në momentin që flasim, informacionet pranë Partisë Demokratike tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimit, në këtë aspekt të skandalit të patronazhimit, që është rrjedhja e të dhënave personale, mbi të ardhurat personale të shtetasve, sikundër vazhdon presioni, që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën, që është bishti, si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar. I garantoj qytetarët shqiptarë, që pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së strukturës së posaçme antikorrupsion, e cila dhe një herë, ka gjithë mbështetjen e Partisë demokratike dhe të opozitës, dhe timen personale si kryetar i saj. Përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, pavarësisht prej shpejtësisë së lëvizjes së tyre, Partia Demokratike është e vendosur, të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë, atë pjesë që kushtetuta ia ka garantuar, hetimin e plotë parlamentar, si të masakrës zgjedhore e në veçanti të skandalit të patronazhistëve, ashtu dhe të vjedhjes më të madhe të këtyre 30 viteve, asaj të inceneratorëve”, shprehet ai.

 

Fraksion.com